29 Tetor 2025
12:28
Telesport
Një surprizë e madhe ka ndodhur në turneun Masters 1000 që ka nisur këtë javë në Paris. Spanjolli Carlos Alcaraz u eliminua në raundin e dytë. Në ndeshjen e tij debutuese, tenisti “numër 1” në botë humbi ndaj britanikut Cameron Norrie.
Ku i fundit fitoi 2-1 (4-6, 6-3, 6-4), një ndeshje që zgjati dy orë e 25 minuta. Ky rezultat mund ta penalizojë shumë Alcaraz, pasi mund të humbasë kreun e renditjes botërore nëse këtë turneu e fitoi italiani Jannik Sinner.
Sinner, numri 2 në botë, është më pak se 800 pikë pas Alcaraz dhe në rast se grumbullon 1000 pikë nga ky turne mund ta parakalojë spanjollin. Një ndeshje e dobët e Alcaraz, që bëri mjaft gabime ndaj Norrie.
Spanjolli vinte nga 18 fitore radhazi dhe këtë vit do të luajë edhe në finalet ATP në Torino në nëntor dhe në Kupën Davis. Gjithsesi, dueli me Sinner për ta mbyllur vitin si “numri 1” do të vijojë deri në momentin e fundit.
