Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
IFAB mblidhet në Londër, në janar rregulla të reja në futboll
Zyrtarët e ndeshjeve përfshirë ata të VAR, pritet të marrin të tjera ndihma në punën e tyre të arbitrimit. E gjitha pritet të vijë nga Londra gjatë janarit 2026 (20 janar), aty ku mbledhja e përgjithshme vjetore e IFAB-it do të vendosë disa rregulla të reja në lojën e futbollit, raporton Sportmediast. IFAB është organi i vetëm me fuqinë për të ndryshuar rregullat e futbollit. Para takimit të janarit u zhvillua një takim i Paneleve Këshilluese Teknike dhe të Futbollit të IFAB-it (FAP-TAP), i cili shqyrtoi një propozim për të zgjeruar protokollin VAR për të përfshirë kartonat e verdhë të dyfishtë dhe diskutoi masat e mundshme për të minimizuar ndërprerjet dhe kohën e humbur. Jo vetëm për të kuq, tani edhe për dy të verdhë…Aktualisht,...