Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
UEFA Nations League për vajza/ Trajneri Grima: Jam shumë krenar për vajzat, e merituam qëndrimin në Ligën B
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka siguruar qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League, pas fitores me rezultatin 3-0 ndaj Qipros në ndeshjen e dytë play-out, të zhvilluar në “Air Albania”. Një paraqitje e shkëlqyer e vajzave kuqezi, që dominuan ndeshjen dhe vulosën një fitore të merituar me golat e Qëndresa Krasniqit, Mesuare Begallos dhe Megi Doçit. Pas takimit, trajneri Armir Grima u shpreh shumë i kënaqur me performancën e skuadrës dhe suksesin e arritur, duke vlerësuar shpirtin garues dhe punën e vajzave. Qëndrimin në Ligën B, si e komentoni këtë sukses? – Jam shumë i kënaqur. Është diçka që ne e kemi merituar, nuk është se e morëm padrejtësisht, është një fitore që mund ta bënim edhe në Qipro, ndoshta me dy-tre gjëra të...