Piastri: Dy garat e fundit kanë qenë një dështim, kam humbur ritmin e dikurshëm

Piastri: Dy garat e fundit kanë qenë një dështim, kam humbur ritmin e dikurshëm

29 Tetor 2025 11:38 Telesport Pasi udhëhoqi renditjen e botërorit për pilotë në Formula 1 për shumë javë, tashmë piloti australian Oscar Piastri është detyruar të “hapë krahun”. Të paktën për momentin, pasi ndodhet 1 pikë pas shokut të tij të skuadrës Lando Norris. Gara e fundit në Meksikë nuk ishte e mirë për Piastri, që kërkon të reagojë. “Mendoj se kjo fundjavë, por edhe fundjava e kaluar më herët në Amerikë, kanë qenë shumë të ndryshme nga të gjitha të tjerat. Nuk kam më ritmin e dikurshëm. Gjithçka dukej normale dhe ndjeva sikur kisha bërë një punë të mirë, por koha e xhiros thjesht nuk ishte aty”, tha Piastri. Më tej, piloti australian i McLaren komentoi: “Jemi në një situatë që nuk më pëlqen....