Nuk po shënon prej një muaji, Kovac mbështetet sulmuesin: Ai mbetet një person shumë i rëndësishëm për ne

Nuk po shënon prej një muaji, Kovac mbështetet sulmuesin: Ai mbetet një person shumë i rëndësishëm për ne

29 Tetor 2025 12:13 Telesport Borussia Dortmund pati një kualifikim mes drithërimash dje në Kupën e Gjermanisë, kur fitoi vetëm falë penalltive ndaj Eintracht Frankfurt (1-1 koha e rregullt). Ai që po zhgënjen javët e fundit është sulmuesi Serhou Guirassy, që duket se ka harruar rrugën e rrjetës. Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, theksoi rëndësinë e lojtarit për ekipin, që nuk e ka gjetur rrjetën që nga 1 tetori në Ligën e Kampionëve. “E shoh që Serhou Guirassy nuk po shënon për momentin, por ende e shoh sa shumë po punon. E shoh që ai jep gjithçka në fushë”, tha Kovac. “Ai është i përfshirë në aksionet sulmuese që çojnë në gola. Dhe ndonjëherë ndodh në jetën e një sulmuesi që ai të mos...