FOTO/ Spalletti, trajneri i ri i Juves, zbulohen detajet dhe kushti mbi kontratë

FOTO/ Spalletti, trajneri i ri i Juves, zbulohen detajet dhe kushti mbi kontratë

Mungon vetëm firma, por në Itali nuk kanë më asnjë dyshim: ‘Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juves”. Ish tekniku i përfaqësueses “azzurre” dhe Napolit do të jetë prezent në “Stadium”, për sfidën Juve-Udinese, ndërsa nga e dita e enjte do të marrë drejtimin e ekipit: “Është me fat kush drejton Juven”, u shpreh Spalletti kur u pyet për këtë opsion. Spalletti do të firmos një kontratë deri në 2026, me opsion rinovimi automatikisht edhe për dy vite të tjera nëse “Zonja e Vjetër” kualifikohet për në Champions League. Spalletti do të përfitojë 3 milionë euro në sezon, por nëse ekipi arrin objektivin Champions, me rinovimin e kontratës është parashikuar edhe një përmirësim i pagës. Me Juven që nuk fiton prej 8 ndeshjesh radhazi,...