NOTA/ Shkëlqeu ndaj CR7 me shokë, Mitaj lojtari i ndeshjes, notë e “frikshme” (VIDEO)

NOTA/ Shkëlqeu ndaj CR7 me shokë, Mitaj lojtari i ndeshjes, notë e “frikshme” (VIDEO)

Me Conceicaon në stol, Mario Mitaj ka rifituar vendin e tij si titullar tek Al Ittihad, me anësorin kuqezi që po shkëlqen sërish, këtë herë duke dhuruar spektakël përballë yjeve të futbollit botëror si C.Ronaldo, Mane, Coman etj. Në Kupë, ekipi i tij Al Ittihad triumfoi 2-1 përballë rivalëve të Al Nassr duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale. Në duelin mes Ronaldos dhe Benzema-s triumfoi ky i fundit, me ish “bomberin” e Real Madrid që realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 15-të. Al Nassr reagoi dhe në minutën e 30-të vendosën baraspeshën me Angelo-n. Goli i dytë dhe i fitores për Al Ittihad erdhi nga këmbët e Mario Mitajt, me talentin shqiptar që dhuroi një super asist për Aouar, me...