Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Gola për të bindur Sylvinho-n, Tuci, Çuni dhe Kristjan Shpendi protagonistë
Gola për të bindur Sylvinhon e për të fituar fanellën e kombtares shqiptare. Kështu mund të konsiderohen golat e ardhur një ditë më parë nga kuqezinjtë e rinj, që aspirojnë që një ditë të mund të jenë rregullisht pjesë e përfaqësuese shqiptare. Kështu në Turqi, Indrit Tuci rikthehet të luajë si titullarë me ekipin e tij Kayserispor, teksa gjeti golin që në minutën e 3, duke i dhënë fitoren 1-0 vendasve dhe kualifikimin për më tej. Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares është i huazuar nga Sparta e Pragës te Kajserispor. Te klubi turk ai ka realizuar deri më tani dy gola. Në Serinë B derbi shqiptarësh në sfidën mes Empolit dhe Sampdorias, teksa përballë njëri tjetrit ishin Stiven Shpendi dhe Marvin Çuni. Ky i fundit...