“Thatësira” e pabesueshme saudite e Ronaldos, ka fituar 0 trofe nga 13 të mundshëm

“Thatësira” e pabesueshme saudite e Ronaldos, ka fituar 0 trofe nga 13 të mundshëm

Megjithëse ka fituar 35 tituj gjatë karrierës së tij dhe dominoi Europën me Real Madridin, portugezi Ronaldo ende nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe që kur iu bashkua Arabisë Saudite. Mbrëmjen e kaluar u shfaqën përsëri fantazmat e një “thatësire” që nuk ndalet; tashmë 13 humbje në finale apo mundësi të tjera për trofe. Këtë herë humbja erdhi ndaj Al Ittihad, në Kupën e Arabisë Saudite, ku Benzema dhe Aouar dominuan, ndërsa CR7 nuk arriti të regjistronte asgjë përveç një goditjeje të humbur. Që nga mbërritja e tij tek Al Nassr, bilanci është 0 trofe nga 13 të mundshëm për Cristianon, duke përfshirë 3 Liga, 4 Kupa, 2 Liga të Kampionëve të Azisë dhe 4 Superkupa, ku humbja e fundit erdhi nga seria e penalltive...