Jo vetëm fitues i thuajse gjithë trofeve, PSG thyen edhe rekordet e të ardhurave

Jo vetëm fitues i thuajse gjithë trofeve, PSG thyen edhe rekordet e të ardhurave

PSG prezantoi bilancin për vitin fiskal 2024-2025 me të ardhura rekord prej 837 milionë eurosh, maksimumi në historinë e klubit, në një sezon historik ku fitoi të gjithë titujt e mundshëm, përfshirë edhe Champions-in e parë, duke arritur finalen e Botërorit të Klubeve kundër Chelsea. Pavarësisht krizës së të drejtave televizive të Ligue 1, pas COVID-19, PSG regjistroi të ardhura komerciale prej 367 milionë eurosh dhe të ardhura prej ndeshjeve 175 milionë euro. Që nga viti 2011, kur QSI mori klubin, të ardhurat janë 9-fishuar (nga 99 në 837 milionë euro). “Parc des Princes”, megjithëse më i vogël se stadiumet e tjera të mëdha, ka qenë burim i rëndësishëm i të ardhurave, me biletat e shitura për 170 ndeshje radhazi dhe normë rinovimi abonimesh prej 98%...