Dëmtimi shqetësues i Yamal, flet mjeku: Del për të luajtur, por nuk është vetvetja

Dëmtimi shqetësues i Yamal, flet mjeku: Del për të luajtur, por nuk është vetvetja

Një tjetër problem për Lamine Yamal, i cili nuk lidhet me polemikat e “El Clásico”, por ka të bëjë me performancën e tij të zbehtë në “Bernabéu”, larg nivelit të zakonshëm. Arsyeja është pubalgjia që po e pengon të shfaqë versionin më të mirë të tij, si lojtar i pakapshëm dhe vendimtar. Simptomat e para u shfaqën në shtator, kur Lamine mungoi 21 ditë dhe humbi 4 ndeshje. Problemet u rikthyen gjatë pushimit të fundit, kur mungoi ndaj Sevilla dhe nuk u grumbullua me kombëtaren. Në 5 ndeshjet e fundit me Barcelonën ka shënuar vetëm 1 gol dhe dhënë 2 asiste, duke luajtur vetëm 2 ndeshje plotësisht, ose 351 minuta nga 450 të mundshme. Mjeku Ripoll shpjegon: “Pubalgjia nuk e pengon të luajë, por e...