Enrique: Më duhet të menaxhoj skuadrën pasi luajmë çdo 3 ditë, do të debutojnë edhe lojtarë të akademisë

Enrique: Më duhet të menaxhoj skuadrën pasi luajmë çdo 3 ditë, do të debutojnë edhe lojtarë të akademisë

29 Tetor 2025 8:30 Telesport Në prag të javës së dhjetë të Ligue 1, ku Paris Saint-Germain do të udhëtojë drejt Lorient, trajneri Luis Enrique foli në një konferencë për shtyp. Ai tha: “Po përpiqemi ta menaxhojmë skuadrën dhe minutat e secilit lojtar sa më mirë që të mundemi”. “Kthimi i disa lojtarëve është një lajm i shkëlqyer dhe të gjithë ata që u thirrën ishin në gjendje të luanin. Shpresoj t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur, është e rëndësishme për ne”, komentoi trajneri spanjoll. Më tej, Enrique foli për lojtarët e rinj: “Ka disa lojtarë nga akademia e të rinjve që mund ta ndihmojnë ekipin e parë. Gjatë sezonit, do të bëhet normale t’i shohim ata...