Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Aksidentoi për vdekje 81-vjeçarin, portieri i Interit nën hetim. Ja çfarë rrezikon Josep Martinez
29 Tetor 2025 8:38 Alfred Lleshi Josep Martinez është vënë nën hetim për “vrasje rrugore” (përmes aksidentit automobilistik). Një veprim i detyrueshëm sipas procedurës përkatëse, për shkak të dinamikës së aksidentit. Mëngjesin e 28 tetorit, rreth orës 9:45, portieri spanjoll, duke udhëtuar drejt “Appiano Gentile” për stërvitje, përplasi dhe vrau Paolo Saibene, 81 vjeç. Sipas rindërtimit fillestar të aksidentit fatal, i moshuari kishte treguar shenja paqëndrueshmërie dhe papritur hyri në korsi, duke u goditur nga automjetet që kalonin. Martinez drejtonte një SUV BYD, automjeti dhe rruga u bllokuan për hetime. Sipas nenit 589-bis të Kodit Penal italian, nëse konstatohet shkelje e rregullave të qarkullimit, dënimi varion nga 2 deri në 7 vite burg me pezullim patente. Nëse faji është i lehtë, nga 6 muaj në...