Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Egnatia i shkakton Teutës humbjen e parë, Bylis mund Vorën
Java e 9-të e Kategorisë Superiore nisi dje me dy duelet e paera të saj, ku ra në sy humbja parë sezonale e Teutës, humbje 1-0 që ia shkaktoi Egnatia, kurse Bylisi mori tri pikë pasi mundi Vorën 2-1. Konkretisht, Egnatia ka marrë dje një fitore historike përballë Teutës, pasi për herë të parë ia ka dalë të mposhtë durrsakët në Rrogozhinë në Superiore. Për ta bërë këtë i është dashur një gol i shënuar nga Albaneze në fundin e pjesës së parë, pas një gjuajtje mjeshtërore që nuk i la mundësi të reagonte Selmanit. Ky gol i dha tre pikët rrogozhinasve, duke i shkaktuar humbjen e parë të këtij sezoni në kampionat Teutës. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur dje, Bylis duhet të luante...