Kristian Shpendi shënon golin e 4-t në kampionat, tund rrjetën edhe një tjetër sulmues i Kombëtares

Kristian Shpendi shënon golin e 4-t në kampionat, tund rrjetën edhe një tjetër sulmues i Kombëtares

Kristian Shpendi ka shënuar sot golin numër 4 në Serinë B. Sulmuesi i Çezenës u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltise, duke shënuar në minutën e 34-t të takimit. Goli i tij rezultoi vendimtar, teksa Çezena fitoi me shifrat 2-1 kundër Karrarezes. Rrugën e rrjetës e ka gjetur edhe një tjetër sulmues i Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Marvin Çunin. Sulmuesi i Sampdorias e ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 80, duke i dhënë ekipit barazimin 1-1 kundër Empolit./Sport Ekspres/