Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“O histerike, mbylle gojën”, Robert Aliaj përplaset me aktivisten, Hazizaj: Ti i trajton gratë si plehra
Një debat i ashpër me protagonistë artistin Robert Aliaj dhe aktivistët Mirela Arqimandriti e Altin Hazizaj ndodhi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, teksa diskutohej mbi projektligjin për gjinitë. “Ka mundësi ta qepi gojën ajo kush është aty”, iu drejtua Aliaj aktivistes, e cila i ndërpreu fjalën dhe kaq mjaftoi që në debat të përfshihej edhe Hazizaj, i cili e quajti të turpshme gjuhën e përdorur nga artisti. Sipas Hazizajt, Aliaj tregoi pikërisht pse duhet votuar në Kuvend ligji i ri për barazinë gjinore, pasi në gjykimin e tij artisti i trajton gratë si plehra. DEBATI: Robert Aliaj: Nuk do bëjmë debat. Unë të lash rehat dhe ajo zonja që është aty ta qepi gojën pak. Mirela Arqimandriti: Ore...