“Shqipëria e kërcënuar indirekt nga Serbia”/ Xhavit Shala: Të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak

“Shqipëria e kërcënuar indirekt nga Serbia”/ Xhavit Shala: Të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak

Eksperti i sigurisë, Xhavit Shala, në një intervistë për emisionin “War Report” në ABC News, ka theksuar se rritja e kërcënimeve në rajon kërkon një përgatitje më të mirë të Shqipërisë në aspektin ushtarak. Sipas tij, përderisa Kosova është e kërcënuar indirekt nga Serbia edhe Shqipëria ndodhet nën të njëjtin rrezik në mënyrë të tërthortë. Shala theksoi nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe përfshirjen e ushtrisë në rritjen e investimeve strategjike të vendit. Ai nënvizoi rëndësinë e krijimit të forcave rezerviste, duke përmendur se shumë shtete të zhvilluara i kanë këto struktura të konsoliduara, ndërsa Shqipëria duhet t’i rikthehet ndërtimit të tyre nga e para. Eksperti kërkoi gjithashtu rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe rivendosjen e zborit, për t’u siguruar që popullsia të...