Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Bayern projekton shitjen e madhe në verë, 80 milionë euro
28 Tetor 2025 20:39 Telesport Bayern Munich mund të ndahet në verë me Aleksandar Pavlovic, mesfushorin e ri difensiv, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klubve të mëdha, sidomos të Manchester City. ”Qytetarët” kanë ofruar fillimisht 40-45 milionë euro, por oferta e tyre është refuzuar nga Bayern. Klubi bavarez ka bërë të ditur se do të heq dorë nga Aleksandar Pavlovic vetëm për një ofertë 80 milionë euro e sipër. Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2029, ndaj te Bayern nuk janë në presion për largimin e Pavlovic. Klubi bavarez e vlerëson shumë mbrojtësin e ri difensiv, por e sheh atë edhe edhe si një aset tregu që mund të sjellë fitim të konsiderueshëm.