28 Tetor 2025
19:28
Telesport
Juventus jo vetëm që nuk nxorri leksione nga rasti “Thiago Motta”, por e përsërit të njëjtin gabim dhe fatura që duhet të paguajë tani është akoma më e shtrenjtë.
“Calcio&Finanza” raporton se Juventus do të duhet të paguajë gati 30 milionë euro për të mbuluar pagat e dy ish-trajnerëve, Thiago Motta dhe Igor Tudor, të cilët mbeten nën kontratë deri në qershor 2027.
Thiago Motta u shkarkua në mars të vitit 2025 për rezultate të dobëta, kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2027. Në vend të Motta, u emërua Igor Tudor, i cili fillimisht u mendua se do të ishte trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Kroati bindi drejtuesit e Juventusit dhe erdhi firma mbi kontratë deri në qershor 2027.
Ditën e djeshme, Igor Tudor u shkarkua dhe tani Juventus duhet të paguajë deri në qershor të vitit 2027 dy-ish trajnerët. Duke qenë se merr pagën nga Juventus, Thiago Motta ke refuzuar disa oferta nga klube të ndryshme si Fiorentina, Leverkusen, Monaco etj.
