Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
UEFA Nations League: Vajzat e Shqipërisë mundin pastër Qipron dhe qëndrojnë në Ligën B
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e dytë play-out ndaj Qipros, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 në “Air Albania” dhe duke siguruar kështu qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League. Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion: Antigoni Hyska (GK), Arbiona Bajraktari, Ilarja Zarka, Klea Hamonikaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Alma Hilaj, Megi Doçi (C), Qëndresa Krasniqi, Mesuare Begallo dhe Valentina Troka. Shqipëria e nisi ndeshjen mjaft mirë, ndryshe nga takimi i parë në Qipro, duke dominuar që në minutat e para dhe duke krijuar disa raste të rrezikshme. Goli i parë erdhi në minutën e 16-të, kur pas një pasimi të saktë nga kapitenia Megi Doçi, Qëndresa Krasniqi dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar...