Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut/ Përplasje për Tetovën dhe Gostivarin

Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut/ Përplasje për Tetovën dhe Gostivarin

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë edhe katër ditë kohë për të prezantuar kandidatët e tyre për kryetar komunash për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të së dielës, më 2 nëntor. Ndërsa dita e heshtjes zgjedhore afrohet, retorika po bëhet më e ashpër. Kandidati i AKi-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi ka ngritur akuza të rënda lidhur me ndërtimet në hapësirën e “Monopolit” në Tetovë, duke i quajtur ato “veprime që ofendojnë kujtesën dhe sakrificën e qytetarëve”. Për këtë të fundit ka patur akuza se ka shërbyer si objekt aferash korruptive. Rexhepi ftoi publikisht Bilall Kasamin që të përballet me të në një debat të hapur. Nga krahu tjetër, Bilall Kasami, kandidati i VLEN për Tetovën fton qytetarët ta votojnë për të...