Derbi ndaj Partizanit, Bregu: Dua të shënoj, ekipi është i fokusuar

Derbi ndaj Partizanit, Bregu: Dua të shënoj, ekipi është i fokusuar

Futbollisti i Dinamos, Dejvi Bregu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Partizanit. “Atmosfera në skuadër para derbit me Partizanin është shumë e mirë. Kemi pasur një ecuri mjaft pozitive këto javët e fundit. Derbi është një ndeshje e bukur, ka një rëndësi të veçantë dhe besoj se jemi gati për këtë sfidë. Ndeshja në Elbasan? Kemi luajtur gati një vit aty dhe na është bërë si shtëpia jonë. Është derbi i Tiranës dhe mirë do të ishte të luhej në Tiranë, por këto janë gjëra të jashtme dhe ne duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja. Normalisht, do të ishte më mirë nëse të dyja skuadrat dp të rivalizonin për kreun, por mbetet një derbi. Ne jemi përgatitur dhe ata vijnë nga dy rezultate...