ZeqiLandi i Ramës, AlbDheu i Kurtit e përgjithmonë Berisha në mes

ZeqiLandi i Ramës, AlbDheu i Kurtit e përgjithmonë Berisha në mes

Nga Lorenc Vangjeli Eshtë e pamundur t’i shpjegosh një të riu shqiptar të Gjeneratës Z çdo të thotë që kur shkojë dikur të blije një bukë masive pesë lekëshe në Tiranë, shitësja të jepte me detyrim edhe 20-30 qindarka bukë misri. Po kaq e pamundur është që të shpjegohet në epokën dixhitale se pse gjimnazisti i viteve 80-të, për të mbërritur në zemrën e vajzës më të bukur të klasës paralele, në fillim duhet të fitonte zemrën e shoqes së saj të ngushtë. Që si rregull ishte më pak e hijshmja e të njëjtës klasë. Dhe që pastaj fillonte një sagë e gjatë shëtitjesh treshe deri në momentin që duhej t’i mbushje mendjen bukuroshesh për të dalë së paku njëherë çift.  Rama e Berisha, dy burrat e thinjur që qeverisin njëkohësisht...