Egnatia një pikë larg Vllaznisë, Teuta “prish” kolonën zero

Egnatia një pikë larg Vllaznisë, Teuta “prish” kolonën zero

Abissnet Superiore, java e 9: Egnatia- Teuta 1-0 (Albaneze 43′) U desh të vinte java e fundit që Teuta e Dobit të regjistronte humbjen e parë në kampionat. Përballë Egnatias në Rrogozhinë edhe sot durrsakët kanë prodhuar lojë mjaft të mirë në 90′ por ai gol i Albanezes në fundin e pjesës së parë, ishte vendimtar për fatet e të dyja skuadrave. Në fakt, në 10 takime të luajtura në “Arena Egnatia” Teuta kishte fituar ose barazuar duke figuruar skuadër e vështirë për kampionët në fuqi. Nga ana e saj Egnatia diti të marrë maksimumin në këtë takim duke u afruar tani me një pikë larg kreut që mbahet nga Vllaznia. Ndonëse Tetova befasoi edhe sot me lëvizje të shumëta në formacion, mungesa e detyruar...