28 Tetor 2025
16:43
Telesport
Pas shkarkimit të Igor Tudor, drejtuesit e Juventusit po kërkojnë një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit. Kandidati kryesor për të zëvendësuar Tudor është Luciano Spalletti, vetëm se ish-trajneri i Italisë kërkon një kontratë 18 mujore, ndërsa Juventus i ofron deri në fund të sezonit.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se plani i bardhezinjve është të emërojnë një trajner të përkohshëm dhe në verë të tentohen njëri prej dy emrave “big”: Antonio Conte ose Gian Piero Gasperini. Të dy janë përfolur edhe më parë për mundësinë e drejtimit të Juventusit, por Conte zgjodhi të vazhdonte me Napolin, ndërsa Gasperini refuzoi bardhezinjtë dhe zgjodhi Romën.
Te Juventus nuk duan të përsërisin gabimin e bërë me Thiago Motta-n dhe së fundmi me Igor Tudor, të cilët edhe pse të shkarkuar do vazhdojnë të paguhen rregullisht nga bardhezinjtë deri në vitin 2027.
