Bayern po punon për një transferim të bujshëm, gati oferta 100 milionë euro

Bayern po punon për një transferim të bujshëm, gati oferta 100 milionë euro

28 Tetor 2025 17:10 Telesport Pavarësisht se e ka nisur në mënyrë fantastike këtë sezon, duke fituar 13 ndeshje rresht në të gjitha kompeticionet, Bayern Munich po mendon edhe për merkaton. “Bild” raporton se dëshira e madhe e bavarezëve është Kenan Yildiz, ylli turk i Juventusit, i cili po shkëlqen këtë sezon. Edhe pse bardhezinjtë po punojnë për rinovimin me Yildiz, oferta e Bayern mund të ndryshojë situatën. Sipas raportimit në fjalë, klubi bavarez është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për transferimin e Yildiz, një shifër brenda pritshmërive të Juventusit. Pavarësisht shifrës bujare, Bayern nuk do ta ketë aspak të lehtë rrugën për transferimin e fantazistit turk, duke qenë se për të interesohen thuajse të gjitha klubet e mëdha.