“Na duhen pikët”, Bordin përpara Elbasanit: Jemi investuar për të qenë lart

“Na duhen pikët”, Bordin përpara Elbasanit: Jemi investuar për të qenë lart

Me 6 pikë në 8 javë, Tirana vijon të lundrojë në ujera të turbullta, për momentin bardheblutë ndodhen në zonën e kuqe, ne vendin e 9-të. Situata në letër është shumë shqetësuese, por trajneri Roberto Bordin beson se tabela nuk tregon realitetin pasi ky është një ekip që është investuar për të qenë në pjesën e lartë të tabelës: “Ka një rritje përsa i përket pjesës fizike që është e rëndësishme, qëkur kam ardhur kam ndërhyrë edhe në pjesën taktike se i kam parë vetëm nga videot dhe nuk i njihja. Flas vetëm për pjesën qëkur kam ardhur unë mendoj se jemi përmirësuar shumë qëkur kam ardhur, por është një moment që asgjë nuk vlen përveç pikëve. Kundër Vllaznisë bëmë një ndeshje të mirë, gabuam...