Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Bayern Munich, forcë e natyrës. Ka vetëm fitore, Kane është i papërmbajtshëm
28 Tetor 2025 14:33 Alfred Lleshi Sezoni i mallkuar 2023-2024 mbetet ende i gjallë në kujtesën e bavarezëve, kur panë Bayer Leverkusen të fitonte kampionatin, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën. Për të reaguar ndaj asaj goditjeje, klubi vendosi të ndryshojë rrënjësisht, duke ia besuar projektin e ri Vincent Kompany. Në moshën 38-vjeçare, ish-mbrojtësi belg e udhëhoqi Bayernin drejt rikthimit te lavdia. me 25 fitore, 7 barazime dhe vetëm 2 humbje, bavarezët rimorën titullin e kampionit dhe hapën sezonin e ri me triumfin në Superkupë. Në sezonin aktual, Bayerni ka pasur start historik: 13 fitore në 13 ndeshje në të gjitha garat, rekord absolut në top-5 ligat europiane. Në Bundesligë ka 30 gola të shënuar dhe vetëm 4 të pësuar. Me afrimet inteligjente të Luis Díaz (70...