Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
U arrestua nën dyshimin për ryshfet, pezullohet nga detyra prokurori i njohur
Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka pezulluar përkohësisht nga detyra zyrtare prokurorin Beqë Shala, i cili u arrestua një ditë më parë nën dyshimet për marrje të ryshfetit. Pezullimi nga puna i Shalës, që është prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, sipas KPK-së do të jetë në fuqi deri në “përfundimin e procedurës penale që është në zhvillim e sipër”. “KPK njofton se ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të paanshmërisë, integritetit dhe efikasitetit të procedurës penale hetimore, si dhe për të garantuar zhvillimin e pandikuar të procedurës si dhe ruajtjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial të Kosovës”, u tha në njoftim. Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala,...