Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Tragjedi për Josep Martinez, portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin
28 Tetor 2025 14:01 Alfred Lleshi Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm në Fenegrò, në provincën e Comos. Rreth orës 09:40, një 81-vjeçar që po lëvizte me karrocë elektrike u përplas nga makina, e cila drejtohej nga portieri i dytë i Interit, Josep Martinez. Ky i fundit po shkonte drejt “Appiano Gentile” për stërvitje. Goditja ishte e fortë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të lojtarit, mbërritjes së ambulancës, helikopterit dhe karabinierëve, i moshuari ndërroi jetë në vend. Sipas hetimeve paraprake, viktima kishte dalë nga korsia e biçikletave për të kaluar rrugën në momentin kur po kalonte makina e Martinez. Një nga hipotezat është se I moshuari mund të ketë pësuar ndonjë kolaps shëndetësor. Futbollisti, i palënduar, u ndal menjëherë për të dhënë ndihmën e...