Guardiola para ndeshjes së “Carabao Cup”: Rodri po përmirësohet, por nuk është gati

Guardiola para ndeshjes së “Carabao Cup”: Rodri po përmirësohet, por nuk është gati

28 Tetor 2025 14:11 Alfred Lleshi Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së “Carabao Cup” ndaj Swansea, duke sqaruar gjendjen e lojtarëve kryesorë. “Nuk ka ende një afat për rikthimin e Rodrit. Nuk është gati, por po përmirësohet, stërvitet pjesërisht me grupin. Pas dy problemeve muskulare radhazi, do të shohim si evoluon gjatë javës”. Sa i përket Haaland, që pësoi një goditje në humbjen ndaj Aston Villa, trajneri shtoi: “Është vetëm një goditje dhe po ndihet më mirë ditë pas dite. Do të vendosim pas stërvitjes së fundit nëse do të luajë. Mund të pushojë kundër Swansea”. Në fund, Guardiola theksoi rëndësinë e përqendrimit: “Kundër skuadrave të kategorive më të ulëta duhet të tregojmë gjithmonë respekt maksimal. Vetëm...