Amorim: Manchester United është i destinuar të vuajë për të arritur te fitorja

Amorim: Manchester United është i destinuar të vuajë për të arritur te fitorja

28 Tetor 2025 13:12 Telesport Duket se Manchester United ka dalë nga kriza pas 3 fitoreve radhazi që ka arritur në Premier League. Gjithsesi, edhe suksesi i fundit, 4-2 ndaj Brighton, erdhi me shumë vështirësi për “djajtë e kuq”, që vuajtën në fundin e takimit. Trajneri Ruben Amorim tha se skuadra e tij i mbijetoi një frike në fund të ndeshjes. “Ishte shumë e rëndësishme të fitonim përsëri. Gjithashtu, edhe performance ishte në përgjithësi e mirë”, tha Amorim. “Na u desh të luanim ndeshje të ndryshme në momente të ndryshme të 90 minutave dhe mendoj se lojtarët e kuptuan shumë mirë se çfarë të bënin në çdo moment. Ne vuajtëm pak në fund, por nuk do të ishte Manchester United pa vuajtur pak”, tha Amorim....