Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Prej dy javësh në grevë! Rëndohet shëndeti i naftëtarëve, largohet 1 prej tyre, ndërhyn ekipi mjekësor
Shëndeti i grevistëve naftëtarë të Marinzës ka vijuar të përkeqësohet në ditën e 14-të të tyre, duke bërë që ekipi mjekësor të ndërhyjë për trajtimin e disa prej tyre. Dy grevistë janë ndihmuar me injeksione dhe janë në gjendje shqetësuese, ndërsa për shkak të përkeqësimit të shëndetit, një prej tyre është nxjerrë nga greva. Në momentin e ndërhyrjes mjekësore, 7 grevistë të tjerë kanë vendosur të vijojnë grevën e urisë, pavarësisht kushteve të vështira. Ata kanë deklaruar se nuk do të ndalin protestën deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Gjatë orëve të fundit, përfaqësues të institucioneve, përfshirë Avokatin e Popullit, kanë vizituar grevistët për të monitoruar situatën dhe për t’u ofruar mbështetje. Ndërkohë, Inspektorati i Punës ka nisur një hetim administrativ për raportet e...