Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Djajtë e kuq” tradhtojnë Conten, pas Lukakut “thyhet” edhe De Bruyne
Triumfi përballë Inter u zbeh jo pak pasi Napoli duhet të bëjë tani llogaritë pa shërbimet e Kevin De Bruyne për të paktën 3-4 muaj. Mesfushori belg sapo goditi penalltinë preku me dorë kofshën e djathtë për të dalë më pas nga fusha e lojës. De Bruryne u rikthye në pankine me paterica duke lënë të kuptohej se bëhej fjalë për një dëmtim serioz. Për fat të keq, rezonanca magnetike vërtetoi pikërisht atë që stafi mjekësor i druhej me shumë, një tërheqje e shkallës së parë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Me anë të një deklarata për mediat, klubi i Napolit bëri me dije se De Bruyne do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në raste të tilla, dëmtime të ngjashme kërkojnë minimalisht 3-4...