“El Clasico” trazoi Barçën, Laporta viziton ekipit, takon Yamal dhe Flick

“El Clasico” trazoi Barçën, Laporta viziton ekipit, takon Yamal dhe Flick

Disfata në “El Clasico” ka trazuar jo pak ambientin në Barcelonë, ku në qendër të kritikave ka përfunduar Lamine Yamal, me talentin spanjoll që ndezi sfidën kundër Real Madrid me një deklaratë të papjekur. Kundër tij dolën jo vetëm mediat dhe opinioni në Spanjë, por dhe shokët e tij në përfaqësuese si Carvajal, apo dhe lojtarë të Barçës si Raphinha, me brazilianin që u shpreh se deklaratat e Yamal motivuan Realin. Në letër, humbja ndaj Realit thelloi diferencën mes dy ekipeve, me Real Madrid që shkoi në +5. Kjo është një periudhë e vështirë për Barçën, pasi kundër Realit ishte humbje e 3 në 5 ndeshjet e fundit. Për të qetësuar disi ambientin ka menduar presidenti Laporta, me këtë të fundit që zbarkoi në qendrën...