Digital Bootcamp, për fuqizimin e gjeneratës, që do të udhëheqë transformimin digjital të Shqipërisë

Digital Bootcamp, për fuqizimin e gjeneratës, që do të udhëheqë transformimin digjital të Shqipërisë

Digital Bootcamp, programi katërditor i Vodafone Albania, që synon fuqizimin e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit digjital, mblodhi 30 të rinj të përzgjedhur nga mbi 800 aplikime, të cilët punuan në grup, për të zhvilluar ide dhe prototipe digjitale për qeverinë, bizneset dhe konsumatorët. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balázs Révész theksoi se Digital Bootcamp është pjesë e angazhimit të Vodafone Albania për të mbështetur dhe zhvilluar aftësi digjitale që i mungojnë ende tregut lokal. “Përmes sfidave reale, mentorimit dhe ekspozimit ndërkombëtar, ne synojmë të fuqizojmë gjeneratën e re të profesionistëve që do të udhëheqin transformimin digjital të Shqipërisë. Ambicia jonë është të identifikojmë dhe të tërheqim talentet më të mira, duke i orientuar drejt karrierave të ardhshme në Vodafone Albania,...