Skandal në futboll, 152 gjyqtarë të përfshirë në bastet sportive, një arbitër vendosi mbi 18 mijë skedina

Skandal në futboll, 152 gjyqtarë të përfshirë në bastet sportive, një arbitër vendosi mbi 18 mijë skedina

Futbolli turk tronditet nga një tjetër skandal i madh. Hetimet më të fundit kanë zbuluar përfshirjen e dhjetëra zyrtarëve të fushës në aktivitete të paligjshme bastesh sportive, duke hedhur hije të rënda mbi integritetin e garave në vend. Presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Ibrahim Haciosmanoglu, konfirmoi në një deklaratë për shtyp se nga 571 gjyqtarë të regjistruar, plot 371 kanë pasur llogari të hapura në kompani bastesh online. Më alarmante është fakti se 152 prej tyre janë kapur duke marrë pjesë aktivisht në vendosjen e basteve. “Federata do të ndërmarrë masa të menjëhershme për të pastruar futbollin nga çdo formë abuzimi. Nuk do të ketë asnjë tolerim”, u shpreh Haciosmanoglu, duke paralajmëruar dënime të ashpra për të gjithë të përfshirët. Sipas burimeve të hetimit,...