Verstappen: Meksika nuk solli asgjë të re në renditje, fitova 4 pikë ndaj Piastri e humba 10 ndaj Norris

Verstappen: Meksika nuk solli asgjë të re në renditje, fitova 4 pikë ndaj Piastri e humba 10 ndaj Norris

Max Verstappen vazhdoi serinë e tij të ngjitjeve në podium në garën e fundit të zhvilluar në Meksikë (u rendit i treti). Rezultati i tij në pistën e “Hermanos Rodriguez” është më i “dobti” në 6 garat e fundit (tre fitore: Monza, Baku dhe Austin si dhe dy vendet e dyta: Zandvoort dhe Singapor). Por, duke pasur parasysh se ai nisi nga pestë garën, rikuperimi i dy vendeve është një rezultat pozitiv për pilotin e Red Bull. Pa “makinën virtuale të sigurisë” në dy xhirot e fundit, Verstappen mund të kishte sulmuar Charles Leclerc, duke pasur një shans të mirë për të siguruar edhe vendin e dytë. Max Verstappen tani është 36 pikë prapa Lando Norris, që fitoi atë garë dhe mori kreun e renditjes,...