Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Telashe për Real Madrid, tjetër dëmtim i rëndë për kapitenin, rrezikon 2-3 muaj stop
28 Tetor 2025 8:50 Telesport “Pas testeve të kryera nga shërbimet mjekësore të Real Madrid te kapiteni Dani Carvajal, është diagnostikuar një nyje e lirshme në gjurin e tij të djathtë“. Është kjo deklarata mjekësore e “los blancos” në lidhje me dëmtimin e pësuar nga Dani Carvajal gjatë ndeshjes kundër Barcelona në “Santiago Bernabeu”. 33-vjerçari spanjoll, i cili hyri në lojë në minutën e 72-të, ka pësuar një dëmtim të ri, këtë herë në gjurin e djathtë. Sipas gazetës MARCA, Carvajal do të mungojë për një kohë të gjatë: Të paktën 2-3 muaj. Kjo është një goditje për Real Madrid, duke pasur parasysh se lojtari sapo ishte rikthyer në aksion. Dhe, më e rëndësishmja, ky problem fizik përsëritet në të njëjtin gju që iu nënshtrua...