Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Habit presidenti i Milanit: Rivalët e mi nuk janë 19 klubet e Serie A, por… Premier League
“Të zotëroj Milanin është gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë”, – tha Gerry Cardinale, pronar i klubit kuqezi, në podcastin amerikan “The Varsity”. Ai foli për investimet e tij, veçanërisht te Milani, projektin e stadiumit të ri dhe interesin për futbollin italian, duke shtuar se “konkurrenca e vërtetë nuk janë 19 skuadrat e tjera të Serie A, por Premier League”. Në 3 vite pronësi të tij, Milani ka pasur fluks pozitiv të parave për herë të parë pas 17 vitesh: “Nuk i mbaj këto para për vete, i ri-investoj në klub. Kemi shpenzuar më shumë se çdo skuadër tjetër e Serie A në merkato. Po ndërtojmë stadiumin tonë të ri për ta transformuar profilin financiar të Milanit dhe barazuar me klubet e Premier...