Juve, sa të kushton pankina? Me Motta dhe Tudor bëhen tre trajnerë në listën e pagesave

Juve, sa të kushton pankina? Me Motta dhe Tudor bëhen tre trajnerë në listën e pagesave

28 Tetor 2025 7:46 Alfred Lleshi Pas shkarkimit të Tudor, Juventusi pritet t’i rrisë ndjeshëm shpenzimet për trajnerët, një situatë që mund të rëndojë ndjeshëm bilancin financiar të klubit dhe lëvizjet e ardhshme. Aktualisht, përveç trajnerit kroat, “Zonja e Vjetër” ka ende në listën e pagesave Thiago Motta. Së shpejti do të duhet të përballojë edhe pagën e një trajneri të tretë. Në bilancin e mbyllur më 30 qershor 2025, Juve ka rezervuar mbi 16.3 milionë euro për kompensimin e Motta dhe stafit të tij deri në fund të sezonit 2026-2027. Sa i përket Tudor, nuk ka ende shifra zyrtare, por paga e tij mendohet të jetë rreth 5.5 milionë euro bruto në vit, deri më 2027, pra mbi 11 milionë euro në total, pa...