Aktiviteti/ Kupa e Diasporës, e fiton skuadra e FC Kosova e Duseldorfit

Aktiviteti/ Kupa e Diasporës, e fiton skuadra e FC Kosova e Duseldorfit

Një ndeshje e madhe e futbollit, plot emocione tek lojtarët në fushë dhe bankat rezervë të dy ekipeve, për të fituar Kupën e Diasporës që është tejet e rëndësishme për të dy klubet. FC Kosova nga Duseldorfi ishte pritëse e kësaj Kupe kundër FC Kosova nga Gjeneva e Zvicrës, të organizuar nga Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani dhe Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, të cilët janë nën ombrellën e FFK-së dhe të mbështetur edhe nga MPJD. FC Kosova Duseldorf kaloi në epërsi në minutën e 17-të pas një kombinimi tepër të mirë. Më pas loja zhvillohej me pasime të shkurtra dhe FC Kosova Gjenevë disa herë kishte shansin për ta barazuar. Në pjesën e dytë, FC Kosova Gjenevë arriti të përmbysë...