Fitojnë tifozët e Bajernit, anulohet kthimi i Boateng në radhët e klubit

Fitojnë tifozët e Bajernit, anulohet kthimi i Boateng në radhët e klubit

Pas tërheqjes së tij nga futbolli, Zherom Boateng, pritej të kthehej në Mynih për të mësuar programet e klubit për trajnerët. Megjithatë, pas protestave nga tifozët bavarez, 37-vjeçari do të duhet të gjejë një vend tjetër për të filluar të mendojë për karrierën e tij pas futbollit. Kur u përhap lajmi se Boateng do të kthehej në Mynih, protestat menjëherë filluan të shfaqen në “Allianz Arena”, pasi tifozët nuk e donin si pjesë të klubit ish-lojtarin e dënuar për dhunë ndaj partneres së tij. Një javë më vonë, si Bajern ashtu edhe Boateng lëshuan deklarata duke konfirmuar se bashkëpunimi ishte anuluar. “Në një shkëmbim konstruktiv midis klubit dhe Zherom Boateng këtë javë, u vendos që Boateng nuk do të kryejë praktikën në Bajern,” thuhej në...