E BUJSHME NGA GJERMANIA: Zëvendësuesi i Harry Kane te Bayern mund të jetë një shqiptar

E BUJSHME NGA GJERMANIA: Zëvendësuesi i Harry Kane te Bayern mund të jetë një shqiptar

27 Tetor 2025 20:06 Telesport Në sezonin e tij të parë në Bundesligë me fanellën e Hoffenheim, Fisnik Asllani po shkëlqen duke shënuar 5 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 ndeshjet e para. Forma e mirë e sulmuesit të Kosovës ka ngjallur interesimin e shumë klubeve për të. Prej ditësh përflitet për një interes të Barcelonës, ndërsa pak minuta më parë, Florian Plettenberg për Sky Sport Germany, raporton se Bayern ka shtuar në listën e merkatos së ardhshme verore emrin e Fisnik Asllanit. Klubi bavarez e sheh Asllanin si një zëvendues të mundshëm për Harry Kane. Sipas raportimit në fjalë, Bayern është informuar për klauzolën e largimit të sulmuesit dardan dhe mund të arrijë marrëveshjen para verës. Një gjë mund të thuhet me...