Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kurti paralajmëron zgjedhje parlamentare edhe në dhjetor, edhe në pranverë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me zgjedhje parlamentare dy herë brenda muajsh, një ditë pasi dështoi ta fitojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për mandatin e tretë. Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, Kurti tha çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit në pranverë mund ta çojë vendin përsëri në zgjedhje. “Mbase është për të ardhur keq që do të mundë të kemi, përveç balotazhit [të zgjedhjeve lokale në nëntor], dhe dy herë zgjedhje. Edhe zgjedhje në dimër, edhe zgjedhje në pranverë”, tha Kurti në një konferencë për media në Prishtinë. Presidentes Vjosa Osmani i mbaron mandati në prill të vitit 2026. “Sepse, kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri...