Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mali i Zi rikthen vizat për Turqinë pas përleshjeve të dhunshme në Podgoricë
Mali i Zi ka pezulluar përkohësisht regjimin pa viza për qytetarët turq, pas disa ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në fundjavë në Podgoricë. Vendimi u mor pas incidentit ku një shtetas malazez u plagos me thikë nga një grup personash turq dhe azerbajxhanas, ngjarje që më pas shkaktoi reagime të forta dhe akte vandalizmi kundër turqve në qytet. Sipas policisë, dy persona, një turk dhe një azerbajxhanas, janë arrestuar si autorë të plagosjes, ndërsa rreth 45 të tjerë, kryesisht shtetas nga Turqia dhe Azerbajxhani, u ndaluan për verifikime lidhur me qëndrimin e tyre në vend. Tetë prej tyre janë dëbuar, ndërsa shtatë janë gjobitur. Pas ngjarjes, disa banorë të Podgoricës kanë sulmuar lokale dhe automjete me targa turke, ndërsa një restorant në pronësi të një...