Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Skandali i madh në Turqi/ Nga 571 arbitra, 371 kishin llogari të hapura dhe luanin baste sportive
Një skandal i madh ka plasur në Turqi! Ky vend njihet gjithmonë për problemet e tij me ndeshjet e futbollit dhe këtë herë situata ka shpërthyer në nivele të tjera. Kryetari i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu, njoftoi të hënën se një hetim ndaj 571 gjyqtarëve zbuloi se “371 kanë llogari bastesh dhe 152 prej tyre, janë akoma aktive”. Pra pavarësisht ndalimeve dhe përpjekjeve që kjo të mos ndodh, shumë prej arbitrave luajnë ndeshje sportive në mënyrë të rregullt, duke ngjallur akoma dyshime për punën e tyre të pavarur. 22 prej 371 arbitrave të gjetur me llogari bastesh merrnin pjesë në nivele të larta të futbollit në Turqi. /Sport Ekspres/