Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Vllaznia “shpërblen” lojtarët pas triumfit me Tiranën, nga sot me sytë te Flamurtari
Duke parë që kalendari do të jetë i ngjeshur për Vllazninë dhe gjithë ekipet e tjera të Superiores gjatë kësaj jave, te kuqeblutë kanë vendosur që ta lënë skuadrën pushim gjatë fundjavës. Kështu pas suksesit në shifrat 3-1 ndaj Tiranës në duelin e javës së 8-të që u zhvillua ditën e premte, tek 9 herë kampionët e vendit e shtuna dhe e diela kanë qenë pushim. Me skuadrën që nuk është angazhuar në ndonjë proces stërvitor e në këtë mënyrë është relaksuar para dy transfertave të radhës në kampionat. Kështu trajneri Martini së bashku me stafin teknik kanë vendosur që këto dy ditë të shërbejnë si rikuperim për skuadrën. Me Vllazninë që do të zbresë në fushën e stërvitjes këtë të hënë, ku do të...