Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mërkuri në prapavijë dhe Hëna e re në datën 20! Astrologia: Nëntori, muaji që do t’i vërë të gjithë në provë
Astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka zbuluar parashikimin për muajin nëntor, dhe sipas saj, ky nuk është një muaj i zakonshëm… është muaji që do të na përballë me të kaluarën për të na çliruar nga ajo! Pas stuhive emocionale të muajve të fundit, yjet më në fund po hapin rrugë të reja, por jo pa disa prova në mes. Mërkuri kthehet në prapavijë më 9 nëntor, duke sjellë vonesa, keqkuptime dhe kthime të papritura nga e kaluara që mund të na vënë në siklet deri më 29 nëntor. Megjithatë, ky është një muaj i pastrimit shpirtëror dhe rimëkëmbjes financiare. Energjitë e tij na shtyjnë të përballemi me detyrimet tona, të mbyllim plagë të vjetra dhe të ndërtojmë...