Media gjermane mbi krizën politike në Kosovë: Po paralizon zhvillimin e saj

Media gjermane mbi krizën politike në Kosovë: Po paralizon zhvillimin e saj

Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverine, Kosova përballet tani me një fazë të re pasigurie politike, shkruan gazeta “Berliner Zeitung”. Sipas analizës së medias gjermane dështimi në Kosovë, mund të shihet si simptomë e një krize më të thellë politike. Për më shumë se nëntë muaj, bllokadat institucionale dhe grindjet e brendshme partiake e kanë paralizuar vendin. Shumë analistë besojnë se Kurti, i cili e ka qeverisur shtetin e ri ballkanik si kryeministër që nga viti 2020, është shkaku i këtij ngërçi. Qëndrimi i tij, shpesh i pakompromis dhe konfrontues ndaj kundërshtarëve politikë, ka vazhduar ta mbajë Vetëvendosjen si forcën më të fortë politike në vend – pavarësisht humbjeve – por në të njëjtën kohë e ka bërë atë praktikisht...